Manchester City ndalet pas 21 fitoresh radhazi dhe e bën këtë në sfidën më të rëndësishme pikërisht në derbin ndaj Manchester United. Djajtë e Kuq prishën ecurinë perfekte të skuadrës së Guardiolës duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-2 në Etihad në një ndeshje që u zhbllokua pa u mbushur ende 2 minuta lojë me 11-metërsh të kthyer në gol nga Bruno Fernandes.

Fitoren e skuadrës së Solskjaer e vulosi Luke Shaë në fillmin e pjesës së dytë, një gol i rëndë ky për City-n që nuk arriti të reagonte duke u dorëzuar pa kushte në derbin e javës së 27-të përballë Manchester United. Pas këtij suksesi të United diferenca në renditje mes dy skuadrave shkoi në 11 pikë, me Martial me shokë që shpresojnë ende tek titulli. 7 marsi ishte një ditë jo për skuadrën e Guardiolës që prishi kështu një ecuri të jashtëzakonshme në këto 3 muajt e fundit.