Qeveria e Malit të Zi nuk përjashton mundësinë e rikthimit të bllokadës kombëtare, nëse masat aktuale nuk japin rezultate. Vendi po përballet me një tjetër rritje të ndjeshme të shifrave ditore të pandemisë, me 574 infektime dhe 9 viktima në 24 orëshin e fundit.

Kryeministri Krivokapiç tha se nga e Shtuna rikthehen gjobat deri në 100 Euro për mosmbajtjen e maskës dhe distancës sociale në zonat e kuqe ku së fundi është përfshirë edhe Ulqini.

Deri më 10 Mars në këto zona janë mbyllur shkollat, dyqanet që tregtojnë mallra jo-jetike dhe hotelet. Në fuqi është edhe shtetrrethimi 21:00 me 5:00.