Gjykata e Fierit ka caktuar arrest me burg për Erdis Rrapaj, 25-vjeçarin që qëlloi për vdekje babanë e tij dy ditë më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri për motive të dobëta ku situata ka agravuar derisa i riu qëlloi për vdekje babain e tij Dhori Rapi, 52 vjeç.
Sipas të afërmve dhe fqinjëve, babë e bir kishin probleme të shëndetit mendor teksa jetonin në skamje.
Ndërkohë, e ëma e 25 vjeçarit kishte ndërruar jetë kohë më parë.