Skuadra e Barcelonës tashmë ka vendosur për presidentin e ri të klubit.
Joan Laporta është njeriu që do ta udhëheq Barcelonën tani, pas shkëlqimit të tij që e kishte gjatë viteve 2003-2010.
Por, a do të ketë ndryshime edhe në stafin menaxhues të klubit?
Laporta ka përmendur emrin e Xavit që e do si trajner të Barça, ku thotë se edhe nëse Koeman e fiton tripleten me katalunasit, ai do të largohet për t’ia lëshuar vendin legjendës së Barcelonës.
“Marrëdhënia ime me Xavin është shumë e mirë”, kishte thënë Laporta me 2 shkurt të vitit 2021.