“Ne do të përballemi me kohë të vështira, është e vërtetë, por për herë të parë pas kaq shumë muajsh është i dukshëm një kthim në kushte më normale të jetesës”, u tha zëdhënësi i qeverisë Gabriel Atalis gazetarëve pas një takimi të kabinetit.

“Nuk është as një horizont i largët dhe as i pasigurt, është një horizont që po afrohet gjithnjë e më afër. Ne shpresojmë që ndoshta nga mesi i prillit do të hapemi dhe jemi duke u përgatitur për këtë. Presidenti, Emmanuel Macron na ka kërkuar të paraqesim propozime që mund të lejojnë një rihapje të kujdesshme të vendit së shpejti”, tha ai.