Në Hagë po mbahet seanca ndaj ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë se hetimet tashmë i kanë përfunduar pos dy aktiviteteve hetimore por të cilat nuk paraqesin problem në nisjen e procesit të gjykimit.

Avokati i Mustafës pritet të vijë në Kosovë ku do të qëndrojë nga 19 marsi e deri më 5 prill, teksa misioni i dytë nis dhe përfundon në datat 16 prill, respektivisht 23 prill.

Mustafa është i arrestuari i parë i gjykatës speciale, ndërkaq akuzat që rëndojnë mbi të janë dalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.