Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat dhe ka denoncuar një aferë korruptive të bërë nga qeveria Rama për inceneratorin e qarkut të Tiranës.

Kryemadhi u shpreh se të gjitha provat do të shkojnë në SPAK,ndërsa ndër të tjera akuzoi Lefter Kokën se ishte treguar mjaft i zellshëm në miratimin në kohë rekord të procedurave për koncensionin e Landfillit të Tiranës, gjë që shkaktoi edhe reagimin e këtij të fundit.

Ish-ministri dhe deputeti i LSI-së k reaguar me akuza të forta ndaj kryetares së partisë, ku e quan Kryemadhin një llogaritare të thjeshtë, e cila sipas tij konfirmoi se qeveria shqiptare e kohës kishte “kapacitete dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare”.

Postimi i Kokës

Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare!

E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni!