Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin “Rruga Drejt” debaton për situatën aktuale politike.

I pyetur në lidhje me ridefinimin e shtetit, si premtim i Lëvizjes Besa ndaj elektoratit shqiptar, Kasami ka thënë se ridefinimi i shtetit nënkupton shtet të barabartë për të gjithë, transmeton TetovaSot.

“Ridefinimi i shtetit nënkupton një shtet të barabartë për të gjithë ku nuk do të ketë elemente diskriminuese” është shprehur kështu Kasami.