Të afërmit e Noarit 3-vjeçar, që vuan nga tumori në veshkë, njoftojnë se, janë mbledhur mjetet e nevojshme për kurim të mëtutjeshëm të tij.

Kështu, ata bëjnë të ditur se për momentin nuk ka nevojë për donim të mjeteve.

“Jo, për momentin janë grumbulluar të hollat”, thonë për TV21 të afërmit.

Ditë më parë raportuam, se Noari vuan nga tumori në veshkë dhe për momentin gjendet për kurim në Turqi. I është nënshtruar dy operacioneve të njëpasnjëshme, shpenzimet e të cilëve prej 48 mijë eurosh i ka mbuluar familja. Por, meqë tumori ndërkohë kishte metastazuar dhe kanë dalë komplikime shtesë, atij i është zgjatur periudha e kurimit, gjë të cilin familja nuk kishte mundësi ta mbulonte financiarisht.

Banorët e Gostivarit u mobilizuan dhe përveç se hapën adresë elektronike për donacion, sot patën edhe aksion humanitar i cili rezultoi i suksesshëm.