Ja cilat janë ,,vijat e kuqe” të Ziadin Selës dhe Afrim Gashit për qeverisje

Propozimi i Zaevit për një qeveri të zgjeruar me të gjitha partit ka hasur në kundërshtim nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Në një prononcim për Alsat-M Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka deklaruar se ka disa kushte për të gjitha ata që e duan ASH-AA në qeverisje.

Sela: Po, mundë të bisedohet por ne kemi kushtet tona (vijat e kuqe)

E para, ndryshime kushtetuese me qëllim heqjen e përkufizimit të gjuhës shqipe si,,gjuha 20%”

E dyta, qeveria e zgjeruar të dërgojë kërkesë zyrtare BE-së për Prokurori dhe Gjykatë Specjale që të rihapë të gjitha proceset e montuara politike dhe lëndët që kanë të bëjnë me korrupsion të lartë

E treta, Zhbllokim i ligjit për shtetësi dhe miratimi i të njëjtin me procedurë të shpejtë që njëher e përgjithmonë të zgjidhet problemi i këtyre qytetarëve.

Këto janë kushtet tona për cilindo që dëshiron të bisedojë me koalicionin Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Ka deklaruar Sela për Alsat M lidhur me propozimin e Zaevit për qeveri të zgjeruar.