Një sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet ditën e sotme në “San Siro” mes Interit dhe Atalantës.

Zikaltërit dhe bergamezët janë dy ekipet që kanë bërë më mirë në vitin 2021 në kampionat.

Conte pritet të rikthejë nga minuta e parë në mesfushë Vidal, duke lënë në stol Eriksen i cili ndeshjet e fundit ka qenë titullar duke bërë paraqitje shumë të mira dhe fituar besimin e trajnerit.

Në këtë ndeshje që pritet të ketë shumë ritëm italiani preferon më shumë “muskuj”, gjë që ia ofron më shumë kiliani.

Pjesa tjetër skuadrës pritet të jetë e njëjtë.

Në krahun tjetër, Gasperini nuk pritet të bëjë ndrshime.

Formacionet e mundshme

Inter: 1HANDANOVIC, 37SKRINIAR, 6DE VRIJ, 95BASTONI, 2HAKIMI, 23BARELLA, 77BROZOVIC, 22VIDAL, 14PERISIC, 10MARTINEZ, 9LUKAKU

Atalanta: SPORTIELLO57,TOLOI2, ROMERO17,DJIMSITI19, MAEHLE3, DE ROON15, FREULER11, GOSENS8, PESSINA32, ZAPATA91, MURIEL9. /albeu.com/