Ministria e Punëve të Brendshme, ka njoftuar se dje, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka mbyllur një restorant në Vrutok të Gostivarit, për shkak se ka shkelur masat anti-Covid.

Policia, gjatë kontrollit të tij, ka vërejtur se si në ora 22:20 restoranti ka qenë duke punuar ende dhe në të kanë qëndruar 13 klientë.

“Dje, 28.02.2021 rreth orës 22:20, nëpunësit policor të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 23-vjeçarin K.S. nga Vrutoku i Gostivarit, objekti
hotelierik i të cilit kishte qenë i hapur pas kohës së lejuar dhe në të kanë qenë të shërbyer 13 mysafirë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Ndërkaq thuhet se do të parashtrohen edhe kallëzime penale, për shkak të shkeljes së nenit 206 të Kodit Penal që parasheh “mosveprim në përputhje
me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”.