Zv/drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami, ka deklaruar se procesi i regjistrimit është i një rëndësia e të veçantë, ndërsa për herë të parë do të dihet se sa është numri i personave që kanë dalë jashtë dhe punojnë dhe jetojnë jashtë Maqedonisë.

“Regjistrimi ka vajtur mirë, gjatë dy ditëve të parë janë regjistruar mbi 18 mijë e 500 persona. Ne si ESSH bëjmë prerje për 24 orshin si ka kaluar dhe në 12 dalim me kumtesë për numrin e të regjistruarve. E dini se si çdo proces që fillon dhe e dinë se nuk varen vetëm nga ju por edhe pajisjeve elektronike, por për fat të mirë problemet e vogla që u paraqitën u përmirësua menjëherë”, ka deklaruar Ilmi Selami.

Ai tha se ditën e parë ka pasur probleme që fajin e kanë pasur brenda në Entin Shtetëror për Statistika dhe të cilat janë mënjanuar për dy tre orë.