Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20.00 në Bulqizë.

Një këmbësor humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë, që më pas dyshohet se u largua nga vendngjarja.

Shërbimet e Policisë pas ndjekjes dhe kontrollit të zonës, kanë gjetur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, drejtuesin e automjetit.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbërit që është akoma kantier ndërtimi) ku N. D., duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, dyshohet se ka goditur shtetasin R. R., 69 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.