Obeziteti dhe mbipesha klasifikohen si sëmundja e shekullit të fundit, e cila po rrezikon shëndetin dhe mirëqenien e milionave njerëzve në mbarë botën.

Pavarësisht përpjekjeve nga më të ndryshmet për të humbur peshë, shumë njerëz nuk ia dalin dot dhe për këtë arsye humbasin vetëbesimin. E tillë ishte edhe historia e Nexhit që u trajtua mbrëmjen e sotme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Historia e Nexhit kishte nisur në momentin që ajo ishte martuar nga familja që në moshën 15 vjeçare. Nexhi për 6 vite të tëra ishte përpjekur që të sillte në jetë fëmijë, por nuk i’a kishte dalë dot mbanë.

Nga një sërë komplikacionesh dhe problemesh, asaj i ishte nevojitur që të mjekohej, por ishte pikërisht përdorimi i ilaçeve të tepërta që kishte sjellë si rezultat mbipeshën e saj. Nexhi kishte sjellë në jetë 3 fëmijë të mrekullueshëm, por fatkeqësisht të gjitha këto shtatëzani kishin lënë gjurmë dhe kile të tepërta në trupin e saj.

Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte ardhur motra e Nexhit, Lola e cila rrëfeu se Nexhi ishte tepër e pakënaqur me pamjen e saj dhe se kishte humbur besimin në vetvete. Për t’i ndryshuar këto mendime Nexhit, Lola kishte kërkuar ndihmën e programit duke i përgatitur një surprizë të veçantë. “Dua që të jesh e lumtur dhe të mos mërzitesh kurrë se çfarë të thonë të tjerët. Bëhu e fortë dhe jeto jetën si gjithë ne të tjerët! Të gjithë kemi difekte në trup, mjafton të kemi shëndetin.”,- ishin fjalët me të cilat iu drejtua Lola motrës së saj.
Nexhi tregoi se për të ka qenë tepër e vështirë që të humbasë peshë pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të saj. Ajo rrëfeu se paragjykohej shumë nga njerëzit e tjerë për peshën e saj dhe se kjo kishte ndikuar në vetëbesim.

E ftuar surprizë për Nexhin ishte Tea, ish-konkurentja e “Përputhen”, e cila ka vuajtur nga i njëjti problem i mbipeshës, por ka arritur t’a kalojë si sfidë. “Duhet të duash veten për atë që je. Ti je shumë e bukur, por duhet që para pasqyrës t’i thuash vetes ato fjalë që do i thoje shoqes tënde të ngushtë. Prandaj mos u dorëzo dhe përpiqu të jesh sa më e lumtur, sepse asnjë prej nesh nuk është perfekt, as ata personazhe që shikon në ekran.”.- ishte mesazhi që i dha Tea, Nexhit.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me klinikën “Dermo Life” i ofruan mundësinë Nexhit që të kryente procedurën e balonit Gastrik, një procedurë që edhe Tea vetë i ishte nënshtruar, në mënyrë që të humbiste peshën pa kryer asnjë aktivitet fizik.