Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë po mbahet manifestimi qendror, parada e FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë manifestim po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili u shpreh se akti i rezistencës së armatosur të familjes Jashari dhe Prekazit heroik, dha frymëzimin e madh për t’i rezistuar një regjimi dhe e dha alarmin në bashkësinë ndërkombëtare për të ofruar mbështetje për popullin e Kosovës.

“Adem Jashari dhe anëtarët tij të familjes u bënë emblema e vërtetë e ushtrisë së popullit që para armëve kishin vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund misionit për çlirimin e vendit”, deklaroi Hoti.