Një ngjarje e rëndë është shënuar në Britaninë e Madhe.

Verphy Kudi, një 19-vjeçare nga Brighton, është larguar për gjashtë ditë nga shtëpia, duke e lënë vajzën e saj të mitur vetëm, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Kudi, u lagua me shoqet për disa ditë, për të festuar ditëlindjen e saj, por gjatë kësaj kohe, e bija ka qëndruar e vetme në shtëpi. Në pamundësi për t’u ushqyer, ajo ka humbur jetën thanë autoritetet.

Kur e reja u kthye në shtëpi, e gjeti vajzën pa ndjenja. Ajo menjëherë telefonoi ambulancën dhe policinë, por ishte tepër vonë, pasi vogëlushja kishte ndërruar jetë. Kudi është arrestuar nga policia, por dënimi përfundimtar për të, do të vendoset më 28 maj nga një gjykatë në Brighton.