Një 60-vjeçar nga Përmeti i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ura në hyrje të qytetit.

Policia njofton se viktimë është shtetasi S. D., i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi.

Përmet/Informacion paraprak.

Njoftohemi se rreth orës 09:30, në hyrje të qytetit të Përmetit, është hedhur nga ura shtetasi S. D., 60 vjeç, banues në Piskovë, Përmet, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. D., nga shtrati i lumit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.