Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani në një dalje për media komentoi edhe propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për kthimin e orës policore në të gjithë territorin e vendit.

Hasani tha se ora policore do të zgjasë dy javë dhe pas dy javësh do t’i shohim efektet e këtyre masave.

“Duke i marrë parasysh të gjitha problemet dhe tërë situatën aktuale, të cilët jemi të vetëdijshëm që situata çdo ditë po keqësohet me numrat e Covid-19. Sot në mëngjes Komisioni për Sëmundje Infektive vendosi që një nga masat kryesore që duhet të ndërmerret është vendosja e orës policore prej orës 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit”, deklaroi Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetësisë.