Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi njoftoi se Qeveria e RMV-së në seancën e sotme ka miratuar propozim listën për plotësimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore në territorin e qytetit të Shkupit, listë kjo në të cilën janë përfshirë edhe 102 emra të personaliteteve të shquara shqiptare.

“Rrugët e Shkupit tashmë do të mbajnë emrat e rilindësve shqiptar Naum Veqilharxhi, Konstantin Kristoforidhi e Naim Frashëri, emrat e luftëtarëve dhe patriotëve Ymer Prizreni dhe Avni Rrustemi, emrat e veprimtarëve të çështjes kombëtare Adem Demaçi e Ibrahim Rrugova, por edhe emra të shkrimtarëve, gazetarëve, sportistëve, artistëve e këngëtarëve si Dritëro Agolli, Fatos Arrapi, Sefer Musliu, Adem Mikullovci, Agron Berisha, Mentaz Allajbegu dhe shumë të tjerë”, ka shkuar Grubi.

 

Ky është postimi i plotë i Grubit:

 

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/272690310887161