Policia e Shtetit ka vënë në pranga Sokol Skurën, kandidat i LSI për zgjedhjet e 25 Prillit, pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool.
Burime nga policia Elbasan bëjnë me dije se Skura në vitin 2015 është arrestuar përsëri për aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari teksa ngiste në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Speciaistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.S., 42 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.