Mbrojtësi shqiptar i Atalantas, Berat Gjimshiti është deklaruar pas humbjes ndaj Interit.

“Neurazzurët” arritën që pas një goli të Milan Skriniar të arkëtonin pikët e plota në “Giuseppe Meazza”.

Gjimshiti që ia doli mjaftë mirë të ndal Romelu Lukakun pas ndeshjes tha se e kanë ditur që do jetë ndeshje e vështirë.

“Shumë duele. Por, e dinim se do ishte ndeshje e vështirë”.

“Do provojmë të jemi më sulmues, por e dimë mbrojtjen e Interit dhe ata janë shumë të fortë”, deklaroi ai për “Sky Sport Italia”.

Gjimshiti pos që ndaloi mjaftë mirë belgun, arriti të shpëtoi një gol të sigurt te Marcelo Brozovic, duke hequr topin në momentet e fundit.