-Të gjitha protokollet po respektohen, nuk kemi shpërndarje të brendshme të virusit. Për momentin nuk mendohet për masa tjera nëpër shkolla, kështu u përgjigj ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në lidhje me situatën aktuale nëpër shkolla për shkak të pandemisë Covid-19, transmeton Alsat.

“Gjendja në shkolla është stabile. Me prezencë fizike aktive, sipas raportit të fundit diku rreth 35 nxënës dhe rreth 60 mësimdhënës të infektuar, që është shumë më pak se fundi i gjysme vjetorit të parë”, tha mes tjerash Carovska.