Një person në fshatin Geme të Ferizajt, ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, Njësiti për deminim i FSK-se ka tërhequr mjetin e dyshuar pa ndonjë incident.