Lideri i Alternativës, Afrim Gashi për TV21 ka komentuar idenë e kryeministrit Zoran Zaev që opozita t’i bashkohet Qeverisë

Thotë se nuk është një ide e re, dhe se kjo ka të bëjë me ridefinim e qeverisë, për të cilin, siç tha Gashi partia e tij është e gatshme të diskutojë.

“Kjo nuk është ide e re, për të mos thënë se ne e kemi thënë qysh më herët kur kemi folur për shtensionimin e polarizimeve në shtet. Nëse ka vullnet të sinqertë që të diskutohet për një ridefinim të modelit të qeverisjes, ne jemi gati për të diskutuar. Me rëndësi është të kemi një shteti koheziv dhe funksional, për çka kemi folur edhe që nga viti 2014”, tha Gashi, transmeton TV21.