Ish-emisari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.

“Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që është sugjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump”, ka shkruar Grenell.

E, lidhur me këto deklarata të Richard Grenell, ka reaguar njohësi i çështjeve politike në vend.

Analisti politik, Krenar Shala, e ka krahasuar Grenellin me Agim Veliun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, ka thënë se është në nivelin e thuktë.

“A po ju doket qyky Grenelli si Agim Veliu 2.0? Qasi niveli i thuktë…”, ka shkruar Shala në Facebook.