Fejzi Aziri, i dënuar në rastin “Monstra” u shkruan letër partive shqiptare nga burgu i Shutkës në Shkup. Ndër të tjera, ai u kërkon pushtetarëve shqiptarë që të ngrisin zërin për të dëshmuar, siç shkruan ai, se ky rast është i montuar dhe ndikuar politikisht.

Më poshtë letra e plotë!

Letër e hapur lidershipit shqiptar në RMV, posaçërisht atyre që janë në pushtet që mos ta pranojnë “kopilin” e servuar nga pala maqedonë për rastin “Monstra”, të cilët u bashkuan për t’ia mveshur “jelekun terrorist” shqiptarëve, si vrasës të 5-fishtë tek Liqeni i Smilkovës, përmes organeve të (pa) drejtësisë. Nuk jam duke kërkuar mëshirë e as ndihmë, por, jam duke kërkuar që të mos na e nxijnë ftyrën e të rrinë shqiptarët kokë ulur, por ta ngritin kokën lartë dhe tu thoni që kjo vrasje është pikërisht produkt i vetë maqedonëve, që edhe e kanë pranuar se vet maqedonët e kanë porositë, e kanë organizu dhe e kanë realizu këtë vrasjë makabër. Por në fund prap u bashkuan që të mos ju dalë marrja në shesh, vendosën që, prap shqiptarët ta mbajnë burgun dhe pasojat sepse ato janë të mësuar me i mbajtë burgjet, ofendimet, sharjet, njollosjet dhë etiketimet para opinionit vëndas dhë atij ndërkombëtar. Ftoj Ali Ahmetin, Bilall Kasamin, Menduh Thaçin dhe deputetët tjerë shqiptarë, si pjesmarrës në qeveri, Afrim Gashin e Zijadin Selën, si kryetar të partive opozitare në Parlamentin e RMV-së që ti lënë jasht interesat politikë dhëme t’i bashkohen interesit nacional. Kjo nuk është një punë partiake apo individiuale, por këto raste janë me interes nacional. Këtu nuk bëhët fjalë për dënimin e një individi, një grupi politik apo grupi kriminal, por këtu është dënuar një komb në tërësi si fajtor, duke u munduar t’i paraqesin shqiptarët vazhdimisht si kriminelë dhe terroristë. Ne si të akuzuar në këtë rast dhë familjet tona, jemi duke paguar me lëkurë dhe me pasoja të rënda për neve dhe familjet tona, ndërsa populli shqiptar është duke e paguar me njollosje, dhe me lloj lloj etikëtimesh në zhargonin e propagandës mediatike maqedone në vend dhe jashtë vëndit. Njëhërit u bëj thirrjë edhe dy shtetevë shqiptare, asaj të Shqipërisë dhë Kosovës, që mos ta pranojnë këtë turp dhë t’u drejtohen partivë politike shqiptare në RMV, e sidomos atyre në pushtet, që t’ia bëjnë me dije kryeministrit të RMV-së Zoran Zaev dhe ti japin afat disa ditësh që ta pranojë atë që e ka deklaru në lidhjë më këtë rast- se kjo vrasje nuk është produkt shqiptar por është produkt i vet strukturavë të shtetit në kohën e regjimit të Gruevskit. Ai disa herë ishte deklaruar se vrasësit e vërtetë nuk janë këta të akuzuar, dukë pasë parasysh se edhe vetë familjarët e viktimave e dinë këtë gjë, pasi në një seancë gjyqsorë i kanë parashtruar pyetje kryeministrit Zaev se: a është i përziër në këtë vrasjë Trajko Vëljanovski, ish kryetar i Parlamentit. Kjo don të thotë se vetë shteti fshihet pas këtij krimi, por, familjarët e viktimavë donin ta dinin së cilët zyrtarë tjërë janë të përfshirë në këtë rast, sepse vetë Zorani u kishte thënë familjeve të viktimave se pushteti i atëhershëm është i involvuar në këtë vrasje, e një ndër ata edhe ish zyrtari i lart i policisë, Sinisha Aleksovski. Motivi ka qenë politik, ndërsa Vetura Opel-Omega është e policisë, duke e ditur se ka patur dëshmitar që e ka vërtëtur në seancë gjyqësore se me këtë veturë e kanë arrestuar njësiti Alfa. Madje këtë gjë, vetë familjarët në seancë gjyqsore i’a kanë thënë në sy ish zyrtarit të policis, Sinisha Aleksovskit se, Zoran Zaevi, na ka thënë se ti je i involvuar në masakrën e fëmijëve tanë. Prandaj edhe njëherë ju bëj thirrje publike partive politike në RMV, që mos ta pranojnë këtë turp si produkt shiptaro-musliman, por le ta mbajnë maqedonasit, sepse vetë ata e kanë inskenuar dhe e kanë realizuar ketë ngjarje për qëllimet e tyre politike të asaj kohe e që për fat të keq, ende po mundohen ta shesin si akt terrorist të shqiptarëve. Që prej 12 Prill 2012. e deri më sot, disa herë janë munduar, më tendencë ta kamuflojnë dhe ta shesin këtë rast me motive të ndryshmë të trilluara, her andëej e herë këndej, por më të vetmin qëllim, politikë ditore, për shmangien e vëmendjes tek qytetarët dhe te opinioni ndërkombëtar, pastrimin e paravë të vjedhura, shmangien e përgjegjësisë për aparatet dhe lojrat e fatit-rasti ”Detonator”, anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në mënyrë të përshpejtuar pa i plotësuar kushtet dhë kriteret për anëtarsim gjoja se Maqedonia është e rrëzikuar nga ekstremistët shqiptarë që duan ta destabilizojnë Maqedoninë, e për këtë shqiptarët janë fajtorë, për gjithçka që ndodh në vëndin tonë dhë më në fund të përfundojë pa dëshmi për motiv Terrorizëm e Radikalizëm Islamik. Dikush patjetër duhet ta mbuloj rastin dhe skënarin e planifikuar dhe të dështuar, me moton: shqiptarët janë mish për top, të mësuar për të vuajtur dhe se pas 10 viteve ata nuk i numërojnë më sa vite kanë kaluar! Ta keni parasysh edhe një gjë, asnjë protestues maqedon nuk është gjobitur apo dënuar përpos shqiptarëvë! Ata kanë thyer xhama, kanë djegur vetura, i kanë djegur pronat e shqiptarëve në Gjorçë Petrov dhe kanë rrahur e maltretuar qindra shqiptarë gjithandej, kanë ngjyrosur dhe kanë thyer pronën shoqërore në vendin tonë, por as mizat nuk i kanë përshkuar, e jo më të vuajnë gjërat që na bëhen neve! Pyes, ne shqiptarët, a jemi të barabartë para ligjit? Vëtëm thash…..ta dini! Ju përshëndes, Fejzi Aziri Shkup, 06 Mars 2021