Vodno duhet të mbrohet si duhet, e jo vetëm biodiversiteti i malit. Ekspertë kërkojnë ndalimin e vendimit sipas të cilit Vodno të jetë rajon i mbrojtur. Sipas profesorëve universitarë dhe ekspertëve, është e pakuptueshme si mundet në malin i cili është pyllëzuar në mënyrë artificiale për ta mbrojtur Shkupin nga përmbytjet, t’i mbrohet vetëm bota bimore dhe shtazore, ndërsa edhe më tej të munden në te të zhvillohen aktivitete ndërtimore.

“Zonimi i malit Vodno, zona e kuqe ose mbrojtja e rreptë është vetëm në Matkë. Praktikisht, pjesa tjetër është në dy zonat e tjera, përdorim aktiv dhe i qëndrueshëm. Të theksoj se në zonën e përdorimit të qëndrueshëm, të gjitha aktivitetet lejohen”, tha Makedonka Stojanovska, Fakulteti i Pylltarisë.

“Të mos dinë se çfarë bëjnë, jo të mos dinë, por nuk e kanë as idenë … Të gjithë qytetarët duhet ta thonë se çfarë duan më shumë. A duan siguri apo duan mbrojtjen e barërave, kërpudhave dhe insekteve?”, theksoi Ivan Blinkov, profesor universiteti.

Lidhur me studimin e Qeverisë për Vodnon, ekspertët e konsiderojnë atë konflikt në vetvete. Pa mbrojtjen e duhur, rreziqet nga përmbytjet në Shkup janë të mëdha.

“Në të ardhmen nuk na presim vetëm thatësira, por edhe dukuri të shpeshtë të përmbytjeve, më katastrofike. Dhe kur flasim për katastrofë, do t’ju kujtoj katastrofat në Shipkovicë në vitin 2015 dhe Stajkovcë në vitin 2016”, u shpreh Vasko Stojov, udhëheqës i Njësisë të Hidrologjisë pranë DPHM.

Përkundër vërejtjeve të tilla, Ministria e mjedisit nuk heq dorë nga ideja se Vodno duhet të mbrohet vetëm me vendim të veçantë e jo me ligj, siç insistohet nga pushteti lokal i Qytetit të Shkupit.