Ish-ministri i Drejtësisë në kohën kur qeveriste Partia Demokratike, Eduard Halimi është rikthyer sërish në Politikë.

Mësohet se Halimi do të bëhet koordinator i posaçëm i PD-së për procesin zgjedhur, por nuk do të kandidojë për deputet.

Halimit u largua nga politika në janar të vitit 2018, ku përmes një postimi në facebook ishte Basha ai që njoftoi dorëheqjen e ish-ministrit.

“Eduart Halimi vendosi sot të lërë mandatin e deputetit, të tërhiqet nga politika aktive për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë. Dëshira ime për ta patur pjesë të ekipit, të grupit parlamentar të PD ishte e madhe, por po kështu edhe respekti për lirinë e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij”, shkruante Basha në 2018.