Kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtoreshën e spitalit infektiv, Najada Çomon të bëhet pjesë e listës së PS-së

Mësohet se Partia Socialiste ia ka bërë propozimin gjatë ditëve të fundit shefes së infektivi për ta kandiduar në Tiranë.

Raportohet se ka qenë vetë kryeministri Rama që ia ka komunikuar këtë propozim përmes telefonit mjekes Najada Çomo. Nuk dihet ende nëse Çomo e ka pranuar apo refuzuar këtë propozim.

Këtë lajm, e ka konfirmuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Ai ka ripostuar në Twitter’ lajmin e publikuar fillimisht nga Top Channel, e që më pas qarkulloi në media, duke konfirmuar kështu lajmin.