Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 52 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me sende të forta nga djali i tij.

Sipas policisë, pas një sherri për motive të dobëta, E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me shkop, babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë.

Ndërkohë po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.