Vritet me breshëri kallashnikovi një person në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Si pasojë ka mbetur i vrarë një person i cili është qëlluar katër herë me breshëri kallashnikovi nga një makinë në lëvizje.

Mësohet se një person ka zbritur nga një makinë me xhama të zi. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trortuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.