Një histori sa e dhimbshme aq edhe frymëzuese është ajo e 28-vjeçares nga India Paramodini Roul.

Kur ishte 15 vjeçe, ajo refuzoi të martohej me personin që i zgjodhën prindërit, e për këtë arsye, këta të fundit e sulmuan me acid.

Roul i mbijetoi këtij sulmi, por me një kosto shumë të madhe për të, pasi pjesa më e madhe e fytyrës pësoi të djegura të rënda, ndërsa për pak sa nuk humbi dhe shikimin.

Kjo kohë e trishtë, duket se ka mbetur pas, pasi e reja tanimë është martuar me 29-vjeçarin Saroj Saho, të cilin e njohu në spital në vitin 2018.

Ajo tani ndihet shumë e lumtur dhe ka ndarë detaje për mediat nga ceremonia e dasmës ku ishin më shumë se 1.000 të ftuar.

“Ndjehem e bekuar të martohem me Saroj, është një ndjenjë e mrekullueshme. Kishim shumë të ftuar në dasmë, i falenderoj edhe ata që festuan me ne në këtë ditë të veçantë”, u shpreh Roul.

  • foto galeri