Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi kohë pas kohe përmes vargjeve prek tema nga më të ndryshmet, përfshirë edhe ato aktuale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, me rastin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai shkroi fjalë emocionuese kushtuar Adem Jasharit.

Në ato vargje, Çun Lajçi thotë se ende asgjë nuk është kryer dhe se trimninë e mori Ademi, e lavdet ne.

“Bac

Dikush tha u kry
E kush ishte ai dikushi s’thanë
S’e panë kur foli
Kur e shkroi as kur e vuni n’kangë
Kur ky heshti ne folem si ai
Bac u kry
E fjalët mbetën varun n’gozhdë
Era i mori lavdet
Kurgja s’u krye Bac
Burrnia jonë veç punë fjalësh
Trimninë e more ti
Ne lavdet”, janë vargjet e tij.