Skuadra e Chelseat ka shënuar një tjetër sukses të madh në luftën për të arritur një vend në top-katërshe. Liverpooli nga ana tjetër pëson tjetër humbje në shtëpi.

Goli i Mason Mountit në minutën e 42-t vulosi gjithçka në ballafaqimin e zhvilluar të enjten në mbrëmje, që i takoi xhiros së 29-të në Premier Leaguen e Anglisë.

Ishte goli i pestë i Mason Mountit në Premier League në edicionin aktual. Të gjitha golat i ka shënuar në ndeshjet në udhëtim.

Për Liverpoolin ishte humbja e tetë e sezonit, dhe e pesta rresht në stadiumin “Anfield”.

Chelsea në vendin e katërt ka 47 pikë, ndërsa Liverpooli është në vendin e shtatë me 43 pikë.