Borussia e Dortmund pret ditën e sotme në shtëpi Sevillan për ndeshjen e dytë të fazës së 1/16 të Champions League.

Pas humbjes nga Bayern, Dortmund synon t’i rikthehet rezultateve pozitive ndaj Sevillas për të siguruar kualifikimin në raundin e radhës.

Jadon Sancho do jetë mungesa e madhe te gjermanët, që në këtë ndeshje planifikojnë të luajnë me sistemin e formacionit 4-3-3.

Kurse, nëse flasim për Sevillan, skuadra e Lopetegui ka pësuar disa humbje të mëdha në javën e fundit dhe do provojë kualifikimin.

Skuadra është e plotë, ngase nuk ka të lënduar ose të suspenduar.

Formacionet e mundshme:

Borussia Dortmund (4-3-3): Hitz; Morey, Hummels, Zagadou, Schulz; Bellingham, Can, Dahoud; Reus, Haaland, Sancho.

Sevilla (4-3-3): Vaclik; Navas, Kounde, Carlos, Acuna; Jordan, Fernando, Rakitic; Suso, de Jong, Munir.

Ndeshja nis në ora 21:00, ndeshje e parë përfundoi me rezultat 2 – 3, në favor të gjermanëve.