Levante ka humbur duelin e gjysmëfinales në kuadër të Copa del Rey ndaj Athletic Bilbaos
Në ndeshjen e parë, skuadrat kishin barazuar me rezultatin 1-1.
Levante ishte skuadra që morri avantazhin në pjesën e parë. Ishte futbollisti, Roger i cili shënoi në min (17’).
Baskët nuk u dorëzuan dhe treguan karakter gjatë kësaj ndeshje. Raul Garcia shënoi në min (30’) nga penaltia për të barazuar shifrat.
Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, pavarësisht tentimeve të shumta nga skuadrat, nuk arritën të shënojnë.
Pjesa e dytë përfundoi me rezultatin 1-1. Marcelino menjëherë reagoi në minutat shtesë duke inkuadruar pesë lojtarë.
Kjo duket se funksionoi, pasi në min (112’) ishte Alejandro Berenguer i cili i dha avantazhin Bilbaos për të rikthyer rezultatin tërësisht në këtë ndeshje të çmendur, transmeton lajmi.
Tani, Bilbao do ndeshet me Barcelonën në finale të Copa del Rey.