Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, sot për nder të 7 Marsit ka vizituar kujdestarin e tij Imer Mehmedi.
“Mësimdhënësit janë pishtarët e diturisë të cilët me kontributin e tyre të devotshëm kanë ndërtuar gjenerata të shëndosha për t’i prirë proceseve shoqërore dhe në shërbim të përditshem të qytetarëve.
Krenohem me punonjësit e arsimit dhe me zemër ju uroj gëzuar festën e tyre, 7 marsin, duke ju dëshiruar shëndet e jetë të gjatë, ndërsa ne na mbetet obligimi i vazhdueshëm i krijimit të kushteve më të mira për punë, ashtu siç po veprojmë ndër vite”, është shprehur kështu lideri i BDI-së përmes rrjetit Facebook.
May be an image of 2 people and text