Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti edhe ditën e sotme po vijon me fushatën elektorale në Shqipëri.

Ditën e sotme, ai ka shkuar në Gjirokastër, në mbështetje të kadidatitë për deputetët nga Lëvizja Vetëvendosje për këtë qark Kreshnik Merxhani.

Kurti bashkë me Merxhanin kanë vendosur kurora me lule në bustin e Çerçiz Topullit.

Kujtojmë se ditën e djeshme ai ka prezantuar në Tiranë kandidatin e Vetëvendosjes, Boiken Abazi, ku të dy kanë mbajtur një deklaratë për shtyp.

Ndërsa, pasditen e sotme ai pritet të dalë një një deklaratë për shtyp bashkë me kandidatin nga LVV-ja për Gjirokastrën Kreshnik Merxhani.