Nga Skënder Sadri KAPITI

Drejtësia e pavarur dhe lufta kundër krimit e korrupsionit, janë zotim e premtim kryesor e parësor i VETEVENDSJES dhe Vjosa Osmanit të cilët tashmë duhet të fillojnë pa humbur kohë parapërgatitjet dhe konsultimet me nderkombetaret( SHBA e BE ) dhe me profesionistë të drejtësisë për të ndërmarrë VETING-un në drejtësi, pasi VETING-un e politikës tashmë e bëri Referendumi i 14 Shkurtit 2021.

Por Vjosa me Albinin nuk duhet të veprojnë si paraardhësit e tyre, si ata egoistët, të korruptuarit dhe mosmirënjohësit e mëdhenj.

Albini dhe Vjosa duhet të angazhojnë dhe të afrojnë pranë vetes së tyre ata intelektualë, ata opinionistë dhe mediatikë të cilët janë përballur me shumë guxim, madje shumë herë më me guxim profesional, patriotik e intelektual se sa shumica e deputetëve të cilët ishin në listën e VETEVENDOSJES.

Albini dhe Vjosa nuk duhet të harrojnë ata të cilët janë përballur dhe që kanë sfiduar pushtetin e vjetër e që nuk janë deputetë dhe as të afërm të tyre; Albini dhe Vjosa nuk duhet të harrojnë kontributet e jashtëzakonshme të mërgimtarëve për lirinë dhe demokraciunë në Kosovë; Albini dhe Vjosa dhe qeveria e VETËVENDOSJES duhet të bëjë edhe VETING-un për pastrimin e listave të veteranëve nga ata që kanë si meritë e lidhje partiko-personale e fisnore me ishregjimin e Hashim Thaçit e kompani; Albini dhe Vjosa duhet të afrojnë në administratë dhe në qeverisje kontributorët e aftë, profesionistë dhe patriotë të përkushtuar dhe të pakorruptuar; Albini dhe Vjosa duhet të çmontojnë nga sistemi nepotizmin dhe akraballëkun fasrefisnor; duhet ta çlirojnë administratën nga tezet, hallat, mixhallarët, nga krushqia e miqësia, nga bijat e bijtë e nipat e mbesat e politikanëve; duhet të çmontohet shteti fisnoro-tribal e krahinor dhe të ndërtohet shteti demokratiko-ligjor e republikan.

Albini dhe Vjosa mos të harrojnë se ka mbi 10 vite që edhe mediat e Kosovës si “BOTA SOT” “KOSOVA SOT”, “TETOVA SOT”, “FILOLET” dhe “bulevard” në Shqipëri etj., që botuesit, opinionistët e gazetarët e tyre janë ata të cilët kanë kritikuar e demaskuar si politikën e vjetër ashtu edhe sistemin kriminal ologarko-mafioz juridiko-politik të Kosovës dhe që pa kontributin e të cilëve nuk do ishte bërë ai ndërgjegjsim i madh popullor që coi në ndëshkimin e politikës së vjetër.
Albini dhe Vjosa të kenë kujdes që të mos tolerojnë dhe të mos bien pre dhe as në kurthin e servilizmit të servilëve, injorantëve e të puthadorëve të regjimit të vjetër të ndëshkuar tashmë, ashtu sikurse edhe që nuk duhet të rrezikohejnë veten nga euforia dhe rezultati i zgjedhje të 14 Shkurtit.

Nuk mundet që reformimin e drejtësisë ta bëjnë institucionalistët dhe gjyqtarët e prokurorët të cilët duhet t’i fshijë e t’i dëbojë nga sistemi VETING-u i drejtësisë.

Minimalisht së pari duhet t’i nënshtrohen VETING-ut të gjithë gjyqtarët e prokurorët e Kosovës, gjë për të cilën Parlamenti i Kosovës duhet të votojë një ligj VETING si ai i Shqipërisë duke kerkuar ndihmën dhe mbeshtetjen e SHBA-së, dhe një VETING i tillë në drejtësi do ta sillte edhe Gjykatën Specile në Kosovë duke ia kthyer kështu Kosovës pavarësinë dhe dinjitetin e sistemit vendor juridik te shtetit të pavarur të Kosovës.