Dje prej ora 10:00 deri në 14.00, efektivët e policisë nga SPB Tetovë-Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, kanë kryer aksion lokal kontrollues lidhur me shkeljet që kryejnë këmbësorët dhe sjelljen e tyre në komunikacion informon Tetovasot. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 52 shkelje, në të shumtën e rasteve për kalim të rrugës jashtë vendkalimeve për këmbësorë dhe kanlimi në dritë të kuqe të semaforëve për këmbësorë. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa adekuate dhe ata do të përballen me gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë me denarë.