Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë në Kodër Kashar, ku tre persona humbën jetën. Policia ka vënë nën pranga drejtuesin e mjetit, shtetasin Zija Murati, 29 vjeç. Ky i fundit, duke drejtuar automjetin me targa CLo4RPR në lagjen Valias në Kodër Kashar, ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur murin rrethues të një banese.

– Advertisment –
Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë në vend shtetasit shtetasit Lulzim dhe Ismail Sulaj (vëllezër) dhe shtetasi Dashamir Dema rreth 40 vjec.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. S.(M.), 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një banese. Si pasojë kanë humbur jetën 3 pasagjerët në mjet, shtetasit I. S., 56 vjeç, B. S., 53 vjeç (vëllezër) dhe D. D., 50 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme