Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident të ndodhur ndërmjet dy veturave në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, më saktësisht në zonën e quajtur “Fshati i Vjetër” të martën mbrëma.

Lajmin ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Në ora 18:08, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik (Fshati i Vjetër). Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore e trafikut e Drejtorisë Rajonale të Ferizajit është marrë me aksidentin”, ka thënë ai.