Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se për Ligjin për shtetësi janë duke u konsultuar specialistë evropian dhe se për të njëjtin janë duke u zhvilluar diskutime.

Megjthatë, duke komentuar bllokadën e opozitës shqiptare si përgjigje e numrit të madh të amendamenteve që u parashtruan për këtë Ligj nga partitë maqedonase, Ahmeti porositi që në këtë proces duhet të qasemi me racionalitet.

“Assesi nuk duhet të partizohet dhe as politizohet çështja e Ligjit për shtetësi… Nuk është mirë të bëhen blloqe dhe të demonstrohen patriotizëm as nga maqedonasit, dhe as nga shqiptarët. Të thirremi në racionalitet, te zgjidhjet e qëndrueshme”, tha Ahmeti në Tearcë, transmeton TV21.

Kjo vjen ngaqë dje opozita shqiptare ASH-AAA paralajmëruan bllokim të çdo propozim ligji në Kuvend, ngaqë sipas tyre, po bllokohet ligji për shtetësi që u propozua nga ata.