Deputeti Arbër Ademi duke iu përgjigjur akuzave të Skender Rexhepit se BDI nuk mbështet ligjin për nënshtetësinë, po edhe bën obstruksione ndaj tij, ka thënë se këto janë të pavërteta, dhe se BDI do ta mbështesë këtë ligj, transmeton TetovaSot.

“Pavarësisht se u thanë të pavërteta se 70.000 persona s’kanë nënshtetësi, ne si BDI themi se do ta mbështesim ligjin në fjalë. Asnjë nga skenaret që i përmendi z.Rexhepi nuk do të ndodhin në Parlament. Anëtarët e komisionit të BDI-së nuk është e vërtetë se do të mungojnë. Nuk është e vërtetë se nuk do të votojmë. Prej sot do t’ua hedhi poshtë tendencat që BDI i bën këto që ju po i thoni” ka thënë Ademi.