Deputeti Arbër Ademi në emisionin Click Plus duke debatuar me deputetin Skender Rexhepi, i cili tha se nëse i bëhet presion Zaevit, ASH dhe AA nuk do hyjë në Qeveri, ka përgënjeshtruar Rexhepin duke përkujtuar deklaratën e  Arben Taravarit, i cili ka thënë se edhe me djallin do bashkpunojmë po vetëm me BDI-në jo, transmeton TetovaSot.

Më tej Arbër Ademi ka shtuar se ju “edhe me djallin do bashkëpunoni dhe në qeveri po”.

“Ne jemi në qeveri dhe kemi besimin e qytetarëve, por me qenë në opozitë dhe çdo ditë të takohesh me Zaevin ajo është diçka tjetër”, ka thënë Ademi.