Ministri i bujqësisë Arjanit Hoxha ka nderuar të punësuarat e kësaj ministrie për nderë të ditës së gruas.

“Dita e sotme le t’i kushtohet luftës për të drejtat e grave, e cila filloi shumë kohë më parë.

Sot qëndrojmë bashkë me ta në këtë rrugë, luftojmë kundër të gjitha sfidave, po i përmirësojmë kushtet socio-ekonomike dhe së bashku zhvillojmë beteja për barazi gjinore.” ka shkruar ministri Hoxha në profilin e tij në FB përcjell TOP24.

“Ne jetojmë në një shoqëri moderne dhe së bashku po e ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Falënderoj të gjitha gratë e punësuara në MBPEU për përkushtimin, përgjegjësinë dhe entuziazmin e tyre, që së bashku, të drejtojmë sektorin e bujqësisë drejt zhvillimit si një ekip.

https://www.facebook.com/h.arjanit/posts/2902366120002458