Një kandil deti është bërë shkaku i vdekjes së një 17-vjeçari në Australi.
I riu ka humbur jetën pasi u pickua nga kandili në një plazh në Queensland.
Ndarja tragjike nga jeta e të riut ka tronditur të gjithë banorët, të cilët nuk kishin parë një rast të tillë që prej vitit 2006.
Kandili i detit australian, konsiderohet si një kafshët detare më helmuese për shkak se tentakulat e tij me gjemba të gjatë janë të mbushur me xhepa të helmit.
Kur një person preket nga helmi i këtij kandili ai mund të pësojë arrest kardiak, paralizë apo dhe vdekje.