Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, nesër ( e diel) do të organizojë Tribunën e dytë shkencore, për nder të 134 vjetorit të Ditës të arsimit në gjuhën shqipe.

Tema e tribunës së këtij viti do të jetë “Arsimi dhe pandemia”, ndërsa me vështrimet dhe analizat e tyre do të paraqiten: ekspertët e arsimit prof.dr. Xheladin Murati dhe prof.dr. Avzi Mustafa, znj. Ajshe Ajrullau – këshilltare në Byronë për Zhvillimin e Arsimit, si dhe profesorët universitar dr. Elisabeta Bajrami Ollogu nga Universiteti ”Nënë Tereza “ – Shkup dhe prof. dr. Lulzim Mehmedi nga Universiteti i Tetovës.

Tribuna do mbahet në ambientet e ITSHKSH-së, në sallën Woodrow Willson, më 7.3.2021, prej ora 10.00, sipas protokolleve për organizim të manifestimeve në kushtet e Pandemisë COVID 19.