Gjykata ka liruar nga burgu dy infermierët e Shefqet Ndroqit të cilat akuzohen si të përfshia në skemën e korrupsionit të Tire Alldervishit.

Bëhet me dijë se është dhënë detyrim paraqitje për Sidorela Cela dhe Rukije Hoxhën. Ndërkohë që për Mira Bushin dhe Sheqerie Koci gjykata ka vendosur mospranim ankimi.

Ndërkohë që shkalla e parë la 45 ditë në qeli për 4 të arrestuarat tek COVID2, sipas prokurorisë së Apelit masat duhet lën në fuqi pasi po kryhet hetimi. Gjykata është tërhequr për shpalljen e vendimit.

Në seancën e mbajtur pak ditë më parë u zbulua fakti se 3 infermierët dhe sanitarja i kishin fshirë bisedat me Tiren, duke shtuar dyshimet se janë bashkëpunaur me të. E për pasojë, ndër të tjera gjyqtarja kërkoi edhe zbardhjen sa më të shpejtë të mesazheve që të akuzuarat kanë fshirë sapo mësuan arrestimin e koleges së tyre Tire Alldervishi.

Ndërkohë Tire Alldërvishi, sanitarja te “Shefqet Ndroqi” ndodhet pas hekurave pasi mori 8 milion lekë të vjetra nga vajza e një pacienteje e cila humbi betejën me COVID-19.